Abstract
Pas rёnies sё komunizmit, demokracia u duk se fitoi nё botё. Tridhjetё vjet mё pas, autokracia i ka zёvёndёsuar nё mёnyrё tё qendrueshme regjimet demokratike dhe ёshtё nё rritje nё Europёn Perёndimore dhe Shtetet e Bashkuara, ku ka lindur ajo vetё. Shumё vetё, me naivitet, besojnё se autokracia dhe demokracia janё thjesht etiketa qё nuk ndikojnё fort nё jetёn tonё tё pёrditshme. Origjina tё dyshimta Ndryshe nga sa thuhet shpesh, demokracia dhe autokracia nuk janё thjesht fjalё. Po, ato e kanё prejardhjen nga greqishtja, sepse falё mbizotёrimit imperialist tё sotёm tё Perёndimit, kёrkimet dhe botimet janё monopolizuar nga Shtetet e bashkuara dhe metropolet koloniale nё Europёn Perёndimore. Ky monopol erdhi tёrёsisht bashkё me zakonin europian vendor pёr t’i pёrdorur gjuhёt e vdekura (greqishte e vjetёr dhe latinishte e vjetёr) nё gjetjen e termave tё reja shkencore, teknologjike apo nё analizёn e shoqёrisё njerёzore. Neologjizma greke “autokraci” (αὐτός autós ‘vetё’ and κράτος krátos ‘sundim’) do tё thotё njё sistem qeverisjeje me njё person tё vetёm nё krye, dmth njё diktator (nga latinishtja dictare “me urdhёrue”). Nё kontrast me tё, “demokraci” (δῆμος dêmos ‘popull’) shёnon qeverisjen nga populli, tё sunduarit duhet tё qeverisin veten.
| Translated title of the contribution | Democracy or autocracy: what will we choose? |
|---|---|
| Original language | Albanian |
| Number of pages | 10 |
| Specialist publication | KosovaLindore |
| Publication status | Published - 30 Jun 2024 |
Keywords
- Democracy
- Autocracy
- Biosphere
- Anthropocene
- Governance
Fingerprint
Dive into the research topics of 'Democracy or autocracy: what will we choose?'. Together they form a unique fingerprint.Cite this
- APA
- Author
- BIBTEX
- Harvard
- Standard
- RIS
- Vancouver